Zyrtarët e lartë amerikanë sot vizitojnë Kievin, Zelensky do u kërkojë armë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të mirëpresë sot në Kiev zyrtarët më të lartë amerikanë.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të shkojnë në Kiev.
Por, shumë pak dihet për planet amerikane, pasi që Uashingtoni nuk ka komentuar.
Sipas BBC, megjithatë, dihet se Zelensky planifikon të vazhdojë kërkesat e tij për dërgimin e armëve të rënda për të ndihmuar në luftimin e ushtrisë ruse.
Ai gjithashtu shpreson se takimi i sotëm mund të hapë rrugën për një vizitë eventuale të Presidentit Joe Biden.
Udhëheqës të tjerë kanë qenë për vizitë te Zelensky, që nga fillimi i luftës.
Kryeministrat spanjoll dhe danez vizituan të enjten, pas vizitës së Boris Johnsonit të Mbretërisë së Bashkuar, shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të tjerëve.