75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 25 Prill 2022 / MSH

Personi që goditi dje rëndë një këmbësore, e nisi veturën në autoservis, Policia jep detaje për kapjen e tij

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku  është lënduar rëndë një këmbësore.

Fillimisht nga hetuesit është përcjellur automjeti i dyshuar, derisa ka arritur në një autoservis në Çagllavicë.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa vetura e tij e dëmtuar, e tipit Opel Corsa, është konfiskuar.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit” thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda pasi u godit nga një veturë në aksin Prishtinë-Fushë Kosovë./Indeksonline/