75 Mall Live Search
11:21 / E Hënë, 25 Prill 2022 / MSH

Rusia sulmon stacionet hekurudhore të Ukrainës

Sulmet ruse kanë goditur një numër stacionesh hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore.

Një nga ata që u goditën ishte stacioni Krasne, në lindje të Lviv. 

Maksym Kozytskyi, kreu i rajonit Lviv, ka postuar në kanalin e tij në Telegram se një raketë goditi një nënstacion elektrik rreth orës 08:30.

“Nuk ka ende informacion për viktima”, ka shkruar ai. 

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Pamjet e tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që del nga stacioni.