75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 28 Prill 2022 / k.v

Tre të arrestuar në Prishtinë për trafikim me njerëz dhe posedim të drogës

Tri javë pas bastisjes së dy banesave në Prishtinë ku ishin arrestuar katër të dyshuar për trafikim me njerëz dhe posedim të drogës, policia ka realizuar një aksion tjetër ku për këtë rast ka vënë nën pranga edhe tre të dyshuar të tjerë.

“Lidhur me rastin e ndodhur me 5 prill, të mërkurën janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e sotëm të policisë, transmeton IndeksOnline.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatësin e Procedurës Paraprake pasi ka zhvilluar një hetimi intensiv  më 05.04.2022, kishte kontrolluar dy banesa në Prishtinë ku ishin arrestuar katër persona të dyshuar, tre femra  dhe një mashkull, të gjithë kosovarë.  

Të dyshuarit:K.K., ( 1979) A.M, (2001), XH.M., (1991), A.R., (2001) ishin arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’.

Policia si provë materiale ka konfiskuar pajisje elektronike: katër telefona mobil, një Llap top, dy USB dhe 2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve./IndeksOnline