Lajm fantastik për Liverpoolin, Klopp e zgjat kontratën me klubin

Jurgen Klopp ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Liverpoolin që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2026. Prej kohësh flitej që Klopp do të larohej nga klubi pas sezonit 2023-2024 dhe të pushonte pak nga futbolli.
Por, pronarët nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë bindur Kloppin për qëndrim më afatgjatë në klub.
Mike Gordon, presidenti i pronarëve të Liverpool-it, Fenway Sports Group, ishte i pranishëm të mërkurën mbrëma në stadium dhe menjëherë pas kanë nisur bisedimet intensive për zgjatjen e kontratës së tij.
I pranishëm në takim ka qenë edhe agjenti i Klopp, Mark Kosicke dhe raportohet se bisedimet nuk kanë zgjatur shumë dhe se gjermani me kënaqësi e ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2026./Indeksonline/