75 Mall Live Search
00:08 / E Premte, 29 Prill 2022 / MSH

Tragjedia në Klinë, flet prokurorja e Pejës

Prokurorja e Prokurorisë në Pejë, Lumturije Vuçetaj ka ndarë detaje mbi rastin tragjik në Klinë, i cili i mori jetën një 23 vjeçari dhe plagosi dy tjerë.

Ajo ka thënë se kanë dalur në vendin e ngjarjes me të marrë informatën, ku janë duke bërë hetimet adekuate.

“Për momentin kemi informacione që një person është i vrarë, dy të tjerë janë të plagosur dhe janë në trajtim në Spitalin Regjional në Pejë. Kemi pesë persona të shoqëruar në stacion policor, presim për intervistim, dhe informacione tjera për momentin nuk kemi” ka thënë Vuçetaj.

Ajo ka shtuar se provë e rastit janë viktima dhe të plagosurit, teksa nuk ka mundur të ndajë më shumë detaje për shkak se hetimet janë akoma në stadin fillestar.