Shkëlzen Maliqi analizon takimin e sotshëm të Berlinit: Situatë e re, Kurti e bllokoi dialogun, kjo situatë i shkoi në favor Vuçiqit!

Sot, më 4 maj kancelari gjerman Olaf Scholz do të pres në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Analisti, Shkëlzen Maliqi ka analizuar takimin që do mbahet në tentativë për të zhbllokuar dialogun Kosovë-Serbi dhe të bëhet hapi i radhës për një marrëveshje në mes dy shteteve.
Maliqi në një prononcim për IndeksOnline tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk kanë treguar interes për vazhdimin e dialogut.
Megjithatë, sipas Maliqit, kjo i shkoi në favor Serbisë. Ai tha se është skeptik për qëndrimin e sotëm të Kurtit.
“Situata është krejtësisht e re dhe e panjohur. Kancelari i ri gjerman tash për herë të parë ka ndërrmarë këtë nismën me bisedu me dy protagonistët kryesorë, gati një vit kanë mbajtur të bllokuar dialogun por që asnjëri e as tjetri s’kanë qenë shumë të interesuar por e ka gjetur mënyra të ndryshme si me anashkalu dhe kjo i ka shkuar në favor më shumë Vuçiqit. Ai është për dialog në vazhdimin e tij kurse kryeministri jonë me ato vendimet dhe veprimet e tij në të vërtet ka punuar kundër dialogut, pasi nuk e ka pasur prioritet. Situata është ndryshe dhe ka gjasa që diçka do të ndryshoj por deri ku dhe si nuk mundemi ta themi në këtë moment. Jam shume skepktik për qëndrimin e kryeministri tonë, ai vazhdon të mbaj një qëndrim obsurtiv. Deri tash nuk është paraqitur me një platfmormë që dialogu të shkoj përapra”, tha ai.
Analisti Maliqi shtoi se Kurti duhet të jetë në koordimin me Shtetet e Bashkuara të Kosovës dhe Brukselin për vazhdimin e dialogut, gjë që sipas tij, nuk e ka treguar deri tani.
“Ky takim është organizuar për të përshpejtuar dialogun por varet se si do të reagojnë palët, besoj se Beogradi do të jetë i vazhduar për të vazhdu dialogun, qoftë edhe i maskuar ashtu, por Kurti do ta refuzoj. Në këtë historinë e gjatë të dialogut dhe negociatave Kosova ka qenë kooperative ose në partneritet me fuqitë përendimore dhe nuk i ka rezfuzuar fillimisht edhe projektet që janë dukur ose minimale ose të pamjaftushme për Kosovën, edhe te Rambueja edhe te Ahtisari, duhet të ketë një koordimin sidomos me SHBA-të dhe Brukselin, këtë vullnet deri tash nuk e ka treguar kryeministri Kurti nëse ka ndryshuar diçka do të shohim”, u shpreh Maliqi./IndeksOnline/