75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / OSH

Mehaj tregon sukseset e FSK – synimi ynë është anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot po raporton për të tretën herë para Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shkruan IndeksOnline.

Mehaj gjatë raportimi u fokusua në tri pika; aktivitete kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes të vitit 2021, planet kryesore të vitit 2022, planifikimi i dokumenteve stategjike, sfidat dhe pengesat në ushtrimin e mandatit, çështjet buxhetore dhe  zbatimi i auditorit gjeneral.

“Për fillim dua të theksoj të arriturat dhe sukseset kryesore në fushën e mbrojtjes së sigurisë, së pari buxheti më i lartë për Forcën e Sigurisë së Mbrotjtjes me 102.3 milionë euro, avancimi i bashkëpunimit birateral me shtetet partnere, avancimi i kapaciteteve të ushtrisë përmes blerjeve, rekrutimi i 840 ushtarëve të rinjë, trasnparencë”, tha ai.

Mehaj ceku se në çdo takim me krerët e shteteve partnere ka theksuar që Kosova dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe mbështetjen e ofruar.

“Në proces janë disa marrëveshje për nënshkrim me inicim të Ministrisë së Mbrojtjes është  marrëveshja Sofa, në mes Republikës së Kosovës dhe asaj Federale të Gjermanisë, marrëveshja Sofa në mes Kosovës dhe Jordanisë, Kroacisë, Turqisë, protokolli i bashkëpunimit në mes Republikës së Kosovës dhe Industrisë së Turqisë, marrëveshje në mes personelit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë, protokolli i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ushtarake me Turqinë dhe Italinë, Portogali, Francën, Norvegjinë,Finlandën, Bullgarinë dhe Estoninë”, tha ai.

Ai tha se synimi i FSK-së është anëtarësimi në NATO dhe sipas tij kjo mund të arrihet me një ushtri që merr pjesë në misione të përbashkëta ndërkombëtare.

“Në kuadër të këtij synimi është formuar Grupi ndërinstitucional për procesin e partneritetit për paqe, kryesuar nga ministrja e Jashtme Gërvalla dhe kemi formuar një grup të veçantë punues në Ministrinë e Mbrotjtjes që punon në identifimin e të gjitha elementeve ushtarake për anëtarësimit drejt parneritetit për paqe. /IndeksOnline/