Bulliqi e vë në krye të Inspekcionit njeriun që Vetëvendosje dikur i ngriste Kallëzim Penal!

Dikur partia e tij i ngritën Kallëzim Penal, zyrtarit të komunës së Podujevës Ahmet Ahmetit, pasi thanë se Veliu po dëmton buxhetin në komunë me punësimin e tij, por së fundmi i njëjti është shpërblyer me një pozitë te re nga Shpejtim Bulliqi.
Ahmet Ahmeti, njeriu i afërt me Agim Veliu, është emëruar nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ushtrues detyre i shefit të Inspekcionit në komunë.
Ahmeti në një prononcim për IndeksOnline e konfirmoj këtë.
“Unë jam ushtrues detyre tash e një muaj. Jam emëruar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, është organi më i lartë administrative nga kryetari”, tha ai.
Ahmeti që njihej si njeri i afërt me ish-kryetarin e komunës Agim Veliun, sipas Vetëvendosjes nuk ka zbatuar ligjin për shërbimin Civil dhe rregulloren për procedura disiplinore me ç`rast ka dëmtuar buxhetin e komunës në shumën prej 9.580 euro.
Për këtë sipas VV-së, Ahmeti është dënuar.
Mirëpo, pavarësisht këtyre, Bulliqi ka vendosur ta emëroj Ahmetin edhe në një pozitë tjetër, zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në komunë.
IndeksOnline ka tentuar të marr një përgjigje nga kryetari Shpejtim Bulliqi por me të dëgjuar pyetjen ka hezituar të flas dhe nuk i është përgjigjur më telefonatave.
“A më telefonon pas 2-3 minutave .. Me të mira”, tha ai, duke refuzuar të jep detaje për Ahmet Ahmetin./IndeksOnline/