75 Mall Live Search
22:49 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / AR

​Prishtina në gjysmëfinale të play-off-it, përballet me Yllin

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina e ka eliminuar Prizrenin 16 nga play-off-i pas tri ndeshjeve dhe kështu ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Klubi nga kryeqyteti në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në Prizren triumfoi me rezultat 71-68, raporton KosovaPress.

Në gjysmëfinale Prishtina do të ballafaqohet me Golden Eagle Yllin.