75 Mall Live Search
11:06 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Vetëm Sali Berisha kandidat, Rithemelimi shtyn afatin për kandidaturat

Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku kanë njoftuar ndryshime në rregulloren e zgjedhjeve për kryetar në PD.

Deri më tani i vetmi kandidat është ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërsa gjatë konferencës u bë e ditur se çdo demokrat që kërkon të paraqesë kandidaturën për kreun e PD-së ka afat deri në orën 00:00.

Afati për pranimin do të shtyhet sot deri në orën 00:00. Deri tani vetëm Berisha ka paraqitur kandidaturën për kryetar të PD. Gjatë kësaj kohe ne kemi inkurajuar këdo që të zyrtarizojë kandidaturën e tij”,-u tha gjatë konferencës.