75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Komisioni i kundërpërgjigjet Malit të Zi, pas kritikave për raportin rreth demarkacionit

Anëtari i Komisionit të ri Shtetëror për Demarkacion, Florim Isufi i është kundërpërgjigjur qeverisë së Malit të Zi pasi kjo e fundit e quajti të papranueshme raportin e vijës kufitare ndërmjet dy shteteve.

Sipas Isufit, publikimi i një raporti profesional është kërkuar nga vetë Qeveria e Kosovës dhe është përfunduar nga komisioni në të cilin ai është anëtar edhe pse sipas tij struktura të ndryshme mundohen t’i japin kahje tjetër.

“Qeveria e Kosovës ka kërku prej neve një raport profesional që ne e kemi kry dhe e kemi dorzu pa marrë parasysh që struktura të ndryshme dëshirojnë me shtrembru dhe me i dhan kahje tjetër”, tha Isufi pë “Indeksonline”.

Sa i përket deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanovi, ai tha se është e drejtë e palës kosovare që të bëjë çfarëdo raporti për çështjet që i përkasin interesave të Republikës së Kosovës.

“Është e drejtë e palës kosovare dhe qeverisë së Kosovës me bo çfarë do raporti apo pune që është brenda Republikës së Kosovës për interesat dhe për nevojat e qeverisë së Kosovës”

Isufi shtoi se qeveria e Malit të Zi e kryen punën e vet dhe se fjalët e saj nuk e pengojnë komisionin e Kosovës për Demarkacion në aspektin profesional dhe as të punojnë në çështjet brenda Republikës së Kosovës.

Por Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanovi sot ka deklaruar për mediat malazeze se vlerësimi i komisionit të ri qeveritar nuk është aspak i drejtë.

“Çështja e demarkacionit tani është problemi i Kosovës. Parlamenti i Malit të Zi nuk ka anuluar një Marrëveshje Ndërkombëtare dhe kjo nuk do të ndodhë në këtë rast” ka thënë Darmanović.

Ndryshe, ai ka apeluar Prishtinën zyrtare që të respektoj marrëveshjen paraprake./Indeksonline/