Policia po kryen bastisje në “Kodrën e Trimave”

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Burime të Indeksonline kanë thënë se Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë gjatë kësaj bastisje.
Sipas këtij burimi për të kryer këtë bastisje është përdorur dhe arma e zjarrit.
Indeksonline ka provuar të marrë një qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës por ende nuk janë deklaruar për këtë rast.