Atletico e pret kampionin e ri, Realin në “Wanda Metropolitano”, formacionet zyrtare

Derisa Real Madridi tashmë është kurorëzuar si kampion i ri i La Ligas dhe tri ndeshjet e mbetura do t’i luajë për prestigj, rivali lokal i tyre Atletico Madridi po vazhdon të luftojë për ta mbajtur pozitën e katërt e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Këto dy skuadra do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Wanda Metropolitao”. Skuadra e Simeone pozicionohet në vendin e katërt me 61 pikë dhe kjo pozitë po i rrezikohet nga Real Betisi që ka vetëm tre pikë më pak në vendin e pestë.
Këto janë formacionet zyrtare:
Atletico Madrid: Oblak, Vrsjalko, Svic, Gimenez, Reinildo, Kondogbia, Koke, Llorente, Carrasco, Cunha, Correa
Real Madrdi: Lunin, Militao, Vallejo, Kroos Nacho, Asensio, Casemiro, Lucas, Rodrygo, Mariano, Camavinga