75 Mall Live Search
22:41 / E Hënë, 09 Maj 2022 / AR

Kusari-Lila lajmërohet nga senati francez, dedikimi i saj është i veçantë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është lajmëruar nga senati francez, nga vendi ku u nënshkrua Deklarata e Schuman-it, ose Plani i Schuman-it, para 72 viteve.

Ajo thotë se sot në senatn francez është diskutuar për ndikimin e luftës në Ukrainë në procesin e integrimit të Ballkanit Perendimor në BE, raporton Indeksonline.

“Integrimi i Kosovës për në BE, nuk ka alternativë. Andaj, është e rëndësisë së lartë të përmbyllet liberalizimi i vizave për Kosovën si dhe të përshpejtohet dinamika e antarësimit të vendit në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ajo.

Njoftimi i plotë:

Në vendin e njejtë ku nënshkrua Deklarata e Schuman-it, ose Plani i Schuman-it, para 72 viteve në Paris.

Kjo deklaratë ishte një propozim për të vendosur prodhimin francez dhe gjermano-perëndimor të qymyrit dhe çelikut nën një autoritet të vetëm që më vonë u bë Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut, i bërë nga ministri i jashtëm francez, Robert Schuman në 1950 në Ditën e Fitores.

Sot në shënimin e ditës së Evropës, u gjendem në Senatin Francez duke diskutuar për ndikimin e luftës në Ukrainë në procesin e integrimit të Ballkanit Perendimor në BE.

Integrimi i Kosovës për në BE, nuk ka alternativë. Andaj, është e rëndësisë së lartë të përmbyllet liberalizimi i vizave për Kosovën si dhe të përshpejtohet dinamika e antarësimit të vendit në Këshillin e Evropës.

Kosova po tregohet si shteti më dinamik në Ballkan me reformën progresive, stabilitetin institucional dhe axhendën pro Evropiane.