Fjalimi i fuqishëm i Ceferinit në kongresin e UEFA-së, “godet” miliarderët e futbollit

Aleksander Ceferin hapi Kongresin e UEFA-s në Vienë dhe sulmoi përsëri ideatorët e krijimit të Superligës së Evropës.
Në një fjalim të mbajtur në hapje të kongresit, kreu i UEFA-së tha se do të stimulojnë klubet e vogla që të mposhtin klubet e mëdha, shkruan Indeksonline.
“Në vitin 2020, kongresi i Amsterdamit u shënua nga pandemia. Ajo e vitit 2021 në Montreaux pa përpjekjen e disa oligarkëve për ta kthyer botën e futbollit me kokë poshtë. Sot po ndodh mes një konflikti të tmerrshëm. Vështirësitë po sprovohen dhe jam krenar që kam punuar ashtu siç kemi planifikuar. Kur jemi të bashkuar, askush nuk mund të na mundë. Kur UEFA braktis interesat e saj, futbolli fiton, kur arrin të organizojë një Kampionat Evropian, futbolli fiton, kur UEFA nis një garë si Conference League, ajo fiton. Kemi ndihmuar federatat dhe klubet, kemi shpenzuar 97% për futbollin. Kur UEFA bie dakord me ECA për formatin e garave, futbolli fiton. Kur UEFA përballet me milionerët që mendojnë se blejnë gjithçka, futbolli fiton. Duhet të vazhdojmë t’i inkurajojmë peshqit më të vegjël të luftojnë për të mundur gjigantët. Ligji dhe morali janë në anën tonë“, ka thënë Ceferin në konferencë.
Kujtojmë se vitin e kaluar, disa klube të kryesuara nga drejtuesit e Real Madridit dhe Juventusit nënshkruan një marrëveshje për themelimin e Superligës së Evropës, ku klubet e mëdha do të fitonin shuma të mëdha nga sponsorët. /IndeksOnline/