75 Mall Live Search
13:18 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / OSH

Miratohet marrëveshja për projektin e zhvillimit te impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Në emër te ministrisë së Infrastrukturës Harullah Ceku ka paraqitur projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë e Vushtrri.

“Marrëveshja kap vlerën mbi 19 milion euro. Përfshin ndërtimin e kanalizimeve të reja. Ky projekt do të ndihmojë në përmasimin e cilësisë së ujit. Marrëveshja me bankën kap vlerën mbi 13 milion euro. Projekti do të ofrojë shërbime mbi 23 mijë banore. Sa i përket kredisë zgjatja është 15 vjet”, tha Çeku.

Në Kuvend kjo marrëveshje u miratua me shumicë votash./IndeksOnline/