75 Mall Live Search
17:48 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Serbia definitivisht hap dy kapituj për anëtarësimin në BE

Përfaqësuesit serb të  cilët po qëndrojnë në Bruksel, kanë hapur përfundimisht dy kapitujt për procesin e anëtarësimit me Serbinë.

Bëhet fjalë për kapitullin 6 që merret me ligjin e kompanive dhe 30 që lidhet me marrëdhënie ekonomike me vendet e huaja.

Burime të mediumit serb “Novosti” në Këshillin Evropian thekson se disa vende nuk kanë dhënë pëlqimin për zonën 33 për dispozitat financiare dhe buxhetore.

Është e qartë se kjo është një masë adekuate për konferencën e ardhshme ndërqeveritare.

Hapja e dy kapitujve do konfirmohet zyrtarisht nesër nga dy ambasadorët e shteteve anëtare në Bruksel./Indeksonline/