75 Mall Live Search
17:39 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Paralajmërim për shpërthim me bombë në Rektorat/ Policia jep detaje

IndeksOnline raportoi më parë se Policia e Kosovës ka rrethuar me shirita të sigurisë objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci, për IndeksOnline ka konfirmuar se përmes email-it janë lajmëruar për një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina”.

Ai tha se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

“Rreth orës 16:00, është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina”  në Prishtinë.

Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ai./IndeksOnline/