Njësia për identifikim dhe çmontim të mjeteve shpërthyese arrin në Rektorat

Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot është alarmuar nga një email me kërcënim për bombë, shkruan IndeksOnline.

Përveç forcave të rendit, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe njësia për identifikim me çmontim të mjeteve shpërthyese.

Ata tanimë gjenden në brendësi të objektit./IndeksOnline/



