75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / C E

Sherr me karrige e flakadanë, plas para finales së Europa League

Përplasje para finales së Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers. Policia në Sevilla është dashur të ndërhyjë në mesnatë.

Gotat, flakadanët dhe karriget e gjuajtura nuk kanë munguar në sherrin mes tifozëve, ndërkohë janë arrestuar 5 ultras të skuadrës gjermane.

Rreth 200 tifozë të gjermanëve sulmuan mbështetësit e skocezëve. Policia ndërhyri dhe fatmirësisht pati vetëm një tifoz të lënduar.

Pritshmëritë janë që të jenë gati 160 mijë tifozë të të dyja skuadrave në Sevilla. Pjesa më e madhe e tyre do e ndjekin jashtë stadium finalen e Europa League.