75 Mall Live Search
23:09 / E Premte, 20 Maj 2022 / MSH

Arsenali mendon për të ardhmen, siguron shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar

Arsenal ka menduar edhe për të ardhmen e skuadrës, pasi ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar.

Sipas “Goal” raportohet se sulmuesi brazilian, Marquinhos ka udhëtuar ditën e sotme drejt Londrës për të vendosur pikat mbi “i” për transferimin te Arsenal.

“Topçinjtë” raportohet se duhet ti paguajnë Sao Paulos 3 milionë funte për sulmuesin anësor, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga Arsenal.