Pas 11 vitesh bashkëpunim, a janë krisur raportet mes Ardian Bujupit dhe menaxherit Egzon Krasniqi?

Ardian Bujupi është njëri nga këngëtarët më të suksesshëm në tregun muzikor.
Tash e 11 vite është nën menaxhimin e Egzon Krasniqit, me bashkëpunimin e të cilit ka arritur të korr suksese të mëdha, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, a janë krisur raportet mes tyre?
Me një publikim në Instastory, menaxheri Egzon Krasniqi u shpreh se ka 11 vite që merret me menaxhim, dhe kanë rezultuar të jenë 11 vite të suksesshme dhe që ende nuk ka arritur fundi i këtij udhëtimi.
“Një nga sekretet e mia në këtë industri të menxhimit është se NUK kam thënë kurrë UNË UNË, edhe pse… por gjithmonë kam thënë Ne Ne ose Na Qe 11 vite karrier të suksesshme në menaxhim A po i vjen fundi këtij udhëtimi? Hmm, unë nuk dorëzohem kur të doni ju, por unë dorëzohem kur unë dua! Unë as nuk shitem e as nuk mund t’me blej askush! Fal Qëndrimt, moralit, karakterit dhe sinqeritetit tim e kam fituar respektin e shumë bashkëpunëtorve të mi Asnjëherë skam dashur me qenë ne qënder të vemendjës sepse për mua me rendesi ka qenë të lë pas vetës shum vepra sepse e di që emrat harrohen shpejtë Shihemi në fund të këti sezoni”.

Për të shuar çdo kureshtje që mes tyre nuk ka krisje, ai paralajmëroi që së shpejti do t’i publikoj datat e koncerteve të Ardianit si dhe theksoi që nuk do të dorëzohet asnjëherë.
“Së shpejti do ti publikoj datat e koncerteve të Ardian Bujupit për këtë sezon të Veres/2022 Pas sezonit do të publikoj emrat e disa këngëtarëve që do të bashkpunoj me menaxhimin e datave për koncerte Nuk dorëzohem o budallenj Jam Egzon Krasniqi UN”, shkroi ai./Indeksonline/
