75 Mall Live Search
20:48 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

​Scholz premton të punojë aktivisht për mundësimin e eksportit të drithërave nga Ukraina

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se do të “punojë në mënyrë aktive” për të mundësuar eksportet e drithërave nga Ukraina dhe për të furnizuar Ukrainën me plehra.

Kjo vjen pasi Rusia u fajësua për bllokimin e porteve të Detit të Zi, të cilat janë jetike për eksportet e Ukrainës të produkteve kryesore si gruri dhe vajrat e lulediellit.

Këto produkte janë shumë të nevojshme, veçanërisht në pjesë të botës që tashmë po përballeshin me krizë ushqimore para fillimit të luftës, raporton Sky News.