75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 24 Maj 2022 / B O

Bënte thirrje për akte terroriste, arrestohet ekstremisti në Kukës

Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Dejtoria e Antiterrorit, pasi bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Shtetasi Ibrahim El Salih i bënte thirrjet në rrjetet sociale, ku postonte me profile false, foto dhe shkrime nxitëse.

Ky person kishte prirje ekstremiste fetare dhe gjithashtu i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.

Ndërsa, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.