75 Mall Live Search
12:34 / E Martë, 24 Maj 2022 / AR

Alarm për bombë, Policia rrethon Rektoratin

Policia e Kosovës e ka rrethuar ndërtesën e Rektoratit të Univeristetit të Prishtinës, për shkak të alarmit për mjet shpërthyes.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha ajo./Indeksonline/