75 Mall Live Search
13:01 / E Martë, 24 Maj 2022 / AR

Nis mbledhja e mbeturinave në Prishtinë

Kompania “Pastrimi” ka nisur mbledhjen e mbeturinave. Kështu bëjnë të ditur ata përmes një postimi në Facebook.

Ekipet e tyre kanë dalë me staf shtesë të punëtorëve për të filluar grumbullimin e mbeturinave, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

KRM ”Pastrimi” njofton qytetarët se pas mbylljës së djeshme të Deponisë se Grumbullimit të Mbeturinave në Mirash, dhe mos arritjës së zbrazjës së Kamionëve tanë me mbeturina, sot nga ora 11:00 ( Njëmbëdhjetë ) është bërë hapja dhe kemi filluar me zbrazjën e Kamionëve tanë me mbeturina.

Ekipet tona punuese me staf shtesë së punëtorëve kanë dalur menjëherë në teren ku kemi flluar grumbullimin e mbeturinave në Qytetin e Prishtinës, mirëpo për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve nëse nuk do mund të kryejmë terenin sipas orarit të zakonshëm.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.