Rusia paralajmëron luftë të zgjatur në Ukrainë

Pas tre muajsh luftë kundër Ukrainës, Rusia është e sigurt për fitoren, pavarësisht pengesave.
“Pavarësisht ndihmës së gjerë perëndimore për regjimin e Kievit dhe presionit të sanksioneve ndaj Rusisë, ne do të vazhdojmë operacionin ushtarak special derisa të përfundojnë të gjitha detyrat”, tha të martën ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Sipas tij, Rusia po ngadalëson qëllimisht ritmin e operacionit special në Ukrainë për të lejuar evakuimet dhe për të shmangur viktimat civile, shkruan Indeksonline.
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Nikolai Patrushev tha se gjitha qëllimet e Putinit do të arrihen.
“Të gjitha qëllimet e vendosura nga Presidenti (Vladimir Putin) do të arrihen. Nuk mund të jetë ndryshe, sepse e vërteta, përfshirë edhe atë historike, është në anën tonë. Ne nuk po ndjekim asnjë afat dhe se duhet të përgatitemi për luftime të zgjatura, deri në arritjen e qëllimit tonë” ka thënë ai./Indeksonline/