Përplasjet me tifozët e Feyenoord, gjashtë policë të lënduar

Ka incidente me tifozët në Tiranë. Në rrugën ‘Mustafa Matohiti; janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me policinë.
Policia i ndaloi i ktheu mbrapa se ishin nisur për në stadium para stadiumit ku janë tifozët e Romës. Situata është vënë nën kontroll ndërkohë që forcat e policisë kanë shoqëruar disa prej tifozëve problematikë. Grupi i tifozëve vijoi përplasjen me policine te ura e Drejtorisë së Policiseë Tiranë.
Deri tani kanë shkuar për ndihmë mjekësore të lënduar me shishe, gurë e shkopinj nga përplasjet me tifozët e Feyenoord, 6 punonjës policie të patrullës së përgjithshme dhe shqiponjave.