Kjo është shuma e parave që do të marr fituesi i finales së Tiranës

Nga ana e përfitimeve financiare, fituesi i trofeut do të marrë 5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 3 milionë euro.
Që nga faza e grupeve UEFA ka paguar çdo skuadër për çdo tur të kaluar në këtë kompeticion, që do të mësojë fituesin e trofeut sot në mbrëmje në orën 21:00. Sa i përket trofeut, ai është i veçantë sepse është krijuar për herë të parë.
Trofeu i UEFA Europa Conference League është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 gjemba gjashtëkëndorë, një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës, duke u përdredhur dhe lakuar nga baza.
Skuadra fituese shpërblehet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi.
Fituesit fitojnë një vend në fazën e grupeve të Europa League 2022-‘23, nëse nuk janë kualifikuar përmes kompeticioneve vendase.