75 Mall Live Search
23:29 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / AR

​Marash Kumbulla valëvitë flamurin kuqezi pas triumfit të Romës në “Air Albania”

Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla, pjesë e skuadrës së Romës ka valëvitur flamurin kuq e zi në stadium me krenari.

Ai qëndroi në bankën e rezervistëve gjatë gjithë 90 minutave të finales ndërmjet Romës dhe Feynoordit në Ligën e Konferencës të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Zaniolo, transmeton KosovaPress.

Në fund të ndeshjes, Kumbulla iu bashkua shokëve të skuadrës në festë dhe ai u përkujdes që të festonte duke e valëvitur flamurin kuqezi në fushë para mijëra tifozëve italian dhe holandez.