Gjendet pa shenja jete një person në Klinë, Policia po heton vdekjen

Gjatë ditës së djeshme në Klinë është gjetur pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë.
Ai është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Policia është duke e hetuar këtë rast, raporton Indeksonline.
“Klinë 25.05.2022 – 10:00. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.