75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 26 Maj 2022 / B O

Putin shfaqet në një spital, viziton ushtarët rusë të plagosur në Ukrainë

Për herë të parë, presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar ushtarët e plagosur gjatë shërbimit në Ukrainë. Në vizitë mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Shoigu.

Gjatë vizitës së tij në një spital ushtarak në Moskë, kreu i shtetit bisedoi me disa ushtarë për vendlindjet e tyre dhe situatat familjare.

Ushtarët qëndruan në këmbë pranë shtretërve të tyre, por plagët e tyre nuk shiheshin.

“Këta njerëz që rrezikojnë shëndetin e tyre, jetën e tyre për njerëzit dhe fëmijët e Donbasit , për të mirën e Rusisë, ata janë të gjithë heronj”, tha Putin./Indeksonline/