75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 26 Maj 2022 / B O

Ndodhë në Pejë, shtetasja serbe i gjen 200 euro në lokal, tenton të shkoj në Mal të Zi për ti bërë “rrush e kumbulla”

Një rast jo i shpesht është njoftuar në Pejë. Një person ka njoftuar se i kanë humbur 200 euro në një lokal.

Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është bërë shikimi i kamerave të sigurisë se objektit, aty është vërejtur një person i panjohur e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të Malit të zi.

E dyshuara ka tentuar të kaloj në pikën kufitare ne Kullë, e njëjta është arrestuar.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka intervistuar të dyshuarën:

-E. M. e lindur me 1971 shtetase e Serbisë.

Nga e dyshuara janë sekuestruar të holla në shumën prej dyqind (200) euro, të cilat pas procedurave ligjore do ti kthehen viktimës.

E dyshuara pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/