E dhimbshme: Vdes shoferi në borë, duke e pritur kolonën e gjatë (Video)
Një shofer kamioni ka humbur jetën duke pritur radhën e gjatë të kolonës në rajonin e Anadolit në Turqi.
Autostrada Erzurum-Bingol ishte bllokuar për shkak të borës së madhe e cila kishte bllokuar rreth 500 fshatra në këtë zonë.
Një shofer i kamionit kishte pritur gati dy ditë në kolonë duke pësuar atak në zemër i cili ia mori jetën në kolonë.
Për më keq, trupi i tij u desht të tërhiqej disa orë më pas për shkak të rrugës së bllokuar./Indeksonline/