75 Mall Live Search
16:29 / E Hënë, 30 Maj 2022 / AR

Saint Etienne pritet të dënohet rëndë pas trazirave që shkaktuan tifozët e tyre

Pas incidenteve që ndodhën në fushë pas ndeshjes, pas pushtimit të tifozëve të Saint-Etienne, të pakënaqur me rënien e ekipit në Ligue 2, Komiteti Disiplinor i Ligës Profesionale të Futbollit (LFP) hapi një hetim dhe ka mundësia që klubi të fillojë sezonin me humbje pikësh është e madhe.

Rëndësia e ngjarjes, mjetet piroteknike që lëshohen ndaj lojtarëve dhe stafit stërvitor, pushtimi i fushës dhe tifozët e Saint-Étienne duke qenë shkelës të përsëritur, duhet të jenë arsyet kyçe sanksionin e rëndë që e pret klubin francez.

Kujtojmë se pas humbjes së djeshme, Saint Etienne në edicionin e ardhshëm do luajë në Ligue2.