Shtyhet meçi Joshua – Usyk, kjo është data e re

Ndeshja në mes të Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk është shtyrë përsëri.
Meçi për titullin e botës në kategoritë WBA, IBF dhe WBO pritet të luhet gjatë muajit gusht, shkruan Indeksonline.
Fillimisht ishte planifikuar që ky meç të zhvillohet me 22 korrik në Arabinë Saudite por kjo nuk do të ndodh.
Jeta e 35-vjeçarit ukrainas Usyk u përmbys kur Rusia pushtoi atdheun e tij.
Por ai i dha gruas dhe fëmijëve të tij sigurinë dhe tani është në një kamp trenimi top-sekret, që besohet të jetë në Republikën Çeke. /IndeksOnline/