75 Mall Live Search
11:38 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / k.v

Partitë Popullore Evropiane miratojnë Rezolutën pro heqjes së vizave për Kosovën

Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi nga nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.

“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, edhe LDK është pjesë e Grupit të Partive Popullore Evropiane.