Ky është kosovari që u bë kryetar i një komune në Suedi

Driton Bilalli nga Vushtrria edhe zyrtarisht ka marrë pozitën e kryetarit të Komunës së Tranemos të Suedisë.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale, raporton Indeksonline.

“Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e Kryetarit te Komunës ne Tranemo – Suedi. Ne si prindê dhe familje jemi shume krenar me sukseset dhe punen tuaj. Urime dhe shume suksese. Te prift e mbara. Zoti te bekoft“, thuhet në postimin e babait të tij, Milazim Bilalli.

