75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / AR

Nis takimi i ambasadorit amerikan me Komisionin për Punë të Jashtme

Ka nisur takimi i ambasadori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në pamjet e Indeksonline shihet se Hovenier tashmë ndodhet atje bashkë me anëtarët e komisionit.

Takimi po mbahet në sallën e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ende nuk dihet se çfarë do të flitet, pasi që takimi vazhdon pa praninë e mediave.