75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / A. M.

Lufta në Ukrainë, Rama në OKB: T`i themi boll mos ndëshkimit

Si president i Këshillit të Sigurimit të OKB, kryeministri Edi Rama, i cili po drejton debatin e nivelit të lartë mbi llogaridhënien ndërkombëtare, ka kërkuar ndëshkimin e krimeve të luftës që po ndodhin në Ukrainë pas pushtimin rus.

Rama tha se ka ardhur koha që të flitet me vepra dhe jo më me fjalë, teksa theksoi se i detyrohemi viktimave të gjenocidit në Srebrenivcë dhe viktimave të luftës në Kosovë.

Kryeministri shqiptar u shpreh se krimet nuk mund të mbeten të pandëshkuara dhe se shkelësit e të drejtave të njeriut duhet të përfundojë prapa hekurave njësoj si Sllobodan Millosheviq.

“Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu. Shtetet kanë krijuar organizma të gjera ligjore për të rregulluar sjelljen e tyre dhe për ti respektuar ato. Siç ka thënë Martin Lutter King padrejtësia dikur është kërcënim kudo. Të gjithë e dimë se jemi në një stres të jashtëzakonshëm. Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar e të paduruar për mungesën e progresit. Kemi parë si minohen shtete të tëra si minojnë paqen dhe sigurinë. Duke dështuar që ta vëmë para përgjegjësisë regjimin sirian. Mos trajtimi i sjelljeve s’duhet të jetë arsye për të mos vepruar diku. Ky akt i neveritshëm ka shkelur të gjitha ato që përfaqëson ky Këshill. Lufta e padrejtë ka tronditur ekonominë botërore, po shkakton dhimbje të panevojshme për miliona njerëz. Krime të tmerrshme zbulohen çdo ditë. Krimet nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Kolegë na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Duhet t’i themi boll mos ndëshkimit, u detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë. S’duhet të lejojmë që shkeljet të bëhen normë, shkelësit duhet të dënohen ashtu si Millosheviq”, tha Rama.

Debati i kryesuar sot nga kryeministri Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.