“Babika” përshëndetet me Prishtinën, kalon te Drita

Skuadra e Prishtinës përmes një njoftimi zyrtarë në “Facebook” ka bërë të ditur se futbollisti Besnik Krasniqi e ka përfunduar aventurën e tij me klubin.
Besnik Krasniqi, i njohur ndryshe me nofkën “Babika” pas dy sezoneve me fanellën bardh e kaltër, largohet nga Prishtina pasi që i ka skaduar kontrata.
Po ashtu, Krasniqi dhe Prishtina janë “dashuri e vjetër”, pasi që lojtari ishte pjesë e klubit edhe përgjatë sezoneve 2008-2013.
Ndërkaq, Krasniqi pas aventurës së tij me Prishtinën tani i bashkohet klubit të Dritës, ku nga sezoni i ardhshëm do të ketë në rolin e kundërshtarit “Plisat”,
Njoftimin e Prishtinës në “Facebook” e gjeni më poshtë:
“𝙁𝙖𝙡𝙚𝙢𝙞𝙣𝙙𝙚𝙧𝙞𝙩 𝘽𝙚𝙨𝙣𝙞𝙠!
Futbollisti i mirënjohur, Besnik Krasniqi, e ka përfunduar aventurën e tij me FC Prishtinën.
Lojtari i njohur si “Babika” largohet nga skuadra “bardhekaltër” me t’i skaduar kontrata pas dy edicioneve ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.
Besniku dhe Prishtina janë “dashuri e vjetër” pasi që lojtari me ekipin është paraqitur edhe në edicionet 2008-2013.
Në karrierën e tij me Prishtinën, Krasniqi i ka fituar 4 tituj kampion, 1 Kupë dhe tre Superkupa të Kosovës. Në 210 paraqitje në të gjitha garat i ka realizuar 38 gola.
Klubi kryeqytetas i dëshiron shëndet e suksese në aventurën e re te FC Drita futbollistit prishtinas”.