75 Mall Live Search
20:33 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Borrell uron Begajn: Do punojmë së bashku për një marrëdhënie të sigurt me Shqipërinë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar, i pari nga radhët e ndërkombëtarëve, për detyrën e Presidentit Bajram Begajt, i cili u votua sot në Parlament me 78 vota.

Borrell në një postim në Twitter ka thënë se pret që së bashku me Begajn të punojnë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane.”, shkruan Borrell.