75 Mall Live Search
18:13 / E Diele, 05 Qershor 2022 / C E

Lewandowski merr një vendim, pasi Bayerni po e pengon kalimin e tij te Barcelona

Robert Lewandowski është duke e kërkuar me çdo kusht kalimin te Barcelona.

Sulmuesi polak ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munichi në afatin kalimtar të verës.

Por, klubi gjerman është duke e penguar largimin e tij, pasi që Lewandowski ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

“Sport1” ka raportuar se 34-vjeçari është duke refuzuar që t’i bashkohet “Bavarezëve” në përgatitjet parasezonale.

Sipas mediumit gjerman, kjo është një tjetër dëshmi që Lewandowski po e dëshiron largimin nga “Allianz Arena”.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundi vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Barcelona.

Besohet se është edhe dëshirë e Lewandowskit që ai t’i bashkohet skuadrës nga “Camp Nou”.

Më herët është raportuar se ekziston një marrëveshje verbale mes Lewandowskit dhe Barcelonës.