75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / k.v

Rritet numri i forcave të policisë afër Kuvendit (Foto)

Policia ka aktivizuar Njësinë Speciale për të parandaluar futjen e veteranëve të luftës në objektin e Kuvendit të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Tani është shtuar numri i forcave të policisë të cilat kanë hedhur edhe gaz lotsjellës për të mos lejuar hyrjen e protestuesve brenda objektit të Kuvendit.

Veteranët po protestojnë në shenjë pakënaqësie për heqjen e kësaj kategorie nga paga minimale./IndeksOnline/