Gjendet një turist i vdekur në pishinën e një hoteli në Vlorë

Një turist polak ka ndërruar jetë sot në një hotel në Vlorë. Turisti është gjendur i vdekur në pishinën e hotelit.
I riu ishte së bashku me familjen, të cilët dolën jashtë për të pirë cigare dhe kur u kthyen e gjetën në fund të pishinës të vdekur.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.