75 Mall Live Search
11:13 / E Martë, 07 Qershor 2022 / A. M.

Identiteti i të arrestuarit në Shtime, dyshohet për vjedhje të pyjeve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën ” Tahir Sinani” në Shtime.

32 vjeçari, sipas PK-së, ishte në kërkim. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Nabir Hysenajn.

I njëjti ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’  me dënim burgimi prej katër (4) muajve.

Hysenaj është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Indeksonline/