75 Mall Live Search
11:58 / E Martë, 07 Qershor 2022 / AR

Kosova importon më së shumti nga Serbia, Hoti ia kujton VV-së kur rrotullonin kamionët me mallra serbe

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi Serbia është kthyer si vendi i parë në rajon prej nga Kosova importon mallra.

Ai kujtoi kohën kur nga VV rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia.

“Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta.

Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.

Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”, ka shkruar Hoti./Indeksonline/