Kjo skuadër grumbulloi më së shumti pikë në Ligën e Kampionëve (Foto)
Liga e Kampionëve me ndeshjet e sotshme e mbylli për mrekulli fazën e grupeve.
Klubi që grumbulloi më së shumti pikë në këtë fazë është Tottenham Hotspur, me 16 pikë, një më shumë se Manchester United, City dhe Paris Saint Germain.
Spurs përvec këtij suksesi, arritën që ta mbyllin grupin të paret, para kampionit aktual, Real Madrid.
Klubi i Mauricio Pochettinos në fazën e 1/16 mund të takohet me këta kundërshtar: FC Basel, Bayern Munchen, Juventus, Sevilla, Shakhtar dhe Porto./IndeksOnline/