75 Mall Live Search
16:10 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / AR

E trishtë: Gjendet i vdekur në parking djali i aktorit të njohur

Djali i aktorit të famshëm, Jack Wagner, Harrison është gjetur i vdekur në një parking në Los Angeles të hënën në mëngjes, raportojnë mediat e huaja.


Ai ishte 27 vjeç, ndërkohë ende nuk janë bërë me dije shkaqet e vdekjes.

Harrison ka luftuar me varësinë ndaj drogës në të kaluarën por është e paqartë nëse ka qenë kjo arsyeja e vdekjes.

Në Korrik 2016, ai u zhduk për gati një javë.

Jack nuk ka reaguar ende për vdekjen e djalit, i cili punonte si një DJ.